Jeta e tij private ka shkaktuar kuriozitet dhe ka qenë gjithmonë mjaft e komentuar. Bëhet fjalë për Dj Sardin, i cili më në fund ka folur për lidhjen e tij të dashurisë.

Në një intervistë për “Story”, Sardi tregon se pëlqehen prej 12 vitesh por nuk zbulon më shumë detaje.



“Zgjodha atë, dhe jo faktin që është e panjohur. Mund të them që është shumë interesante dhe kemi 12 vite që pëlqehemi. Më në fund ia gjetëm telat njëri-tjetrit!”, shprehet ai. Sardi ka folur edhe për unazën që mban në gisht dhe me sa duket dasma është në planet e tij të afërta. “Është një premtim që i kam bërë partneres, se do e dua gjithmonë. Dasmën kemi menduar diçka interesante, po s’dua ta zbuloj pa ardhur momenti”, tregon dj i njohur.


Flash Lajme

Më të lexuarat