Rita Ora ka qenë kryefjalë e statuseve në Twitter, pasi 29 vjeçarja është akuzuar për ”përvetësim kulturor” dhe “blackfishing” (duke u shtirur si person me ngjyrë). Fansat e këngëtares kosovare janë “shokuar” kur kanë zbuluar origjinën e saj, megjithëse ylli i “Hot Right Now” është treguar gjithmonë e hapur dhe e sinqertë për prejardhjen.

Ata kanë publikuar foto të ndryshme të Rita Orës, ku ka pozuar krahë prindërve shqiptarë si dhe disa të tjera ku shfaqet duke “imituar kulturën afrikane” me modelin e flokëve. ”’Rita Ora është shtirur si dikush me ngjyrë”,- shkruan një përdorues i rrjetit social. ”Që ajo nuk është me ngjyrë, po me tmerron”.

Rita nuk është personazhi i parë i famshëm që akuzohet për “blackfishing”, pasi Kim Kardashian dhe Ariana Grande kanë qenë vazhdimisht në qendër të kritikave për “përvetësim kulturor”.


Flash Lajme

Më të lexuarat