Fero i ka dërguar disa mesazhe publike Robert Berishës.

Robert Berisha, e kishte përmendur reperin Fero gjatë një emisioni të xhiruar kohë më parë, shkruan lajmi.net.

Teksa ishte pjesë e një loje bashkë me Eneda Tarifën, Roberti kishte para vetes foton e Flori Mumajesit dhe Feros.

Për këtë të fundit, këngëtari i drejtohet Enedës “Këtë mundesh edhe me adoptu me bë çun, i ka 13 vjet”.

Pasi e pa këtë pjesë të emisionit, reperi reagoi në Instagram, duke ia përmendur datat e koncerteve dhe çmimet Robertit.

“A je ti Roberti, Robert Berisha qeky? Roberti mpelqen per arsye qe i ka veq ka 3-4 data nmuj, Edhe qe te 3-4 data mi mbledh bashk qmimi osht 455 euro”, shkruan ai.

Ndër të tjera, Fero bën shaka edhe me emrin e tij, teksa shkruan “Tash per COVID 19 o ngjendje me ardh me 215 E per 4 data koncerte apo ahengje. Ky është emri juaj i ri ROBELTI”.

Një ndjekës i kishte replikuar në një nga postimet dhe i thotë se për ahengje familjare ai i kishte shkuar për 400 euro.

“Robert Berisha kur tvi nKosov jom ka du me bo 1 grill me shoqni edhe po tpaguj sa e ki qmimin me na bo atmosfer qaty pak”, përfundon Fero.


Flash Lajme

Më të lexuarat