Pas 2 muajsh shkëputjeje nga Instagrami, Elvana Gjata është rikthyer më në fund në rrjetin social.

Këngëtarja shqiptare ka publikuar disa foto ku shfaqet me një look të ri flokësh, por pas disa postimeve kuptuam se ato i përkasin së kaluarës.

Nostalgjike për look-un e saj të para 3 viteve, Elvana sjell një mori postimesh në njërën prej të cilave ajo shfaqet me mikun e saj Valdrin Sahiti.

“3 vite më parë dhe shumë të tjerë para. Të jam mirënjohëse”.

Nuk e dimë se çfarë po kurdis Elvana Gjata por ajo e ka provuar sesa herë që bëhet bashkë me Valdrinin, sjellin vetëm gjëra të mëdha. Miku i saj stilist është kuratori i imazhit të këngëtares prej vitesh dhe vijon të jetë krah saj në çdo projekt.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All