Çifti i njohur Ledri Vula dhe Sara Hoxha shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë.

Herë pas here, Sara ndan me ndjekësit foto ku tregon barkun e saj të rrumbullakosur dhe sigurisht komentet e ndjekëseve janë të shumta.

Ajo duket në super formë dhe një nga ndjekëset e ka pyetur nëse po has probleme në shtatzëni.

“A ta bëj i pyetje kështu shqetësime shtatzënie ke ti? Zot na ruaj, ne vdiqem te shkretet, te vjella, vap, siklet, ankth, preokupim sa herë bëjmë ecografi dhe analiza. Ca me të thonë ishalla qofsh si ne foto”, shkruan ndjekësja.

Ndërkohë, Sara i ka kthyer përgjigje menjëherë, duke zbuluar se dhe ajo po vuan shumë.

“Kam si jo. Mesi me këputi fare (ndonjëherë mezi eci dhe çohem nga krevati), për analizat mos me fol se stresi dhe qejfi me i madh aty qenkan bashke, vape sa të duash… por nuk i kap aparati fotografik këto edhe s’ka pse. Bëjmë foto për qejf jo për hall. Te uroj shtatzëni sa me te lehtë”, shkruan bukuroshja.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All