Shumë të famshëm si Kim Kardashian, Leonardo DiCaprio, Katy Perry, Naomi Campbell, Jamie Foxx, Ashton Kutcher, Jennifer Lawrence, Michael B. Jordan, Sacha Baron Cohen, Naomi Campbell dhe të tjerë, njoftuan se do të bllokojnë Instagram-in dhe Faceboo-un për 24 orë.



Ky vendim vjen si pjesë e një fushate për të frenuar përhapjen e dezinfirmomimit dhe propagandës në platformat e mediave sociale, dhe ka për qëllim që të detyrojë Facebook, i cili ka në pronësi Instagramin, që të mos lejojë më gjuhën e urrejtjes në “emër të drejtësisë”.

Fushtata, Stop Hate for Profit, kërkon që Facebook të bllokojë grupet që promovojnë dhunën, grupet ku shfaqet epërsia e një race ndaj një tjetre, teoritë konspirative, përmbajtjet me gjuhë urrejtje, informacionet e pavërteta etj.

Deri tani, më shumë se 200 milionë llogari e kanë shpërndarë nëpër platformat e tyre. Kardashian, e cila ka 188 milionë ndjekës në Instagram, ishte e fundit që iu bashkua fushatës.

“Dezinformimi i shpërndarë në mediat sociale ka një ndikim serioz në zgjedhjet tona dhe minon demokracinë”, tha Kardashian në Instagram, më 15 Shtator.

“Unë nuk mund të hesht ndërsa këto platforma vazhdojnë të lejojnë përhapjen e urrejtjes, propagandës dhe dezinformimi – krijuar nga grupe për të mbjellë ndarjen dhe për të ndarë Amerikën”, shtoi ajo.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All