Bebe Rexha më në fund e ka pranuar që është në një lidhje. Ndonëse ëë prej muajit korrik të këtij viti, këngëtarja Bebe Rexha po përflitej për një romancë me një mashkull misterioz, me të cilin është parë disa here, duket se vetëm sot ka vendosur që ta bëjë publike.



Dailymail publikoi fillimisht disa foto të këngëtares me një djalosh brun, të gjatë dhe shumë simpatik, me të cilin ajo shfaqej shumë e afërt.

Sot ajo i ka uruar ditëlindjen partnerit të saj.

Në InstaStory, këngëtarja ka publikuar një foto, teksa shfaqen përballë njëri-tjetrit me fytyrë, gati për të shkëmbyer një puthje.

“Gëzuar ditëlindjen zemër”, – shkruan Bebe krahas postimit, duke zyrtarizuar kështu në një farë mënyre lidhjen e saj.


Flash Lajme

Më të lexuarat