Noizy dhe Enca kanë qenë miq për disa kohë dhe realizuan këngë së bashku.

Por miqësia e tyre mori fund pas disa mosmarrëveshjeve mes tyre, dhe këngëtarja u largua nga OTR.

Në një intervistë pak ditë më parë, reperi solli edhe njëherë në vëmendje të medias konfliktin mes tyre duke thënë se Enca është shumë e lodhshme dhe mosmirënjohëse.

Këngëtarja nuk reagoi menjëherë ndaj këtyre deklaratave të Noizy-t.

Por duket se paska diçka për të thënë, por do presë kur të vijë koha e duhur.

“Do bëj një rrëfim, por kam nevojë dhe vetëm për pak kohë,”- shkroi Enca në një postim në Instagram.

Ajo nuk iu referua drejtpërdrejt deklaratave të reperit, por la të nënkuptohej se do i përgjigjej fjalëve të tij.

“Enca ka qenë shumë e lodhshme pikë së pari, është shumë rob i lodhshëm, ka qenë kërkuese. Ka pasur gjëra pozitive të veta, por shumë e lodhshme si person, pastaj lindin problemet dhe mosmirënjohjet. Del në televizion dhe thotë un ashtu, nuk po them dil të flasësh për Noizy-n që ai më ka bërë mua, por kur bëhet pyetja, përgjigju siç është për t’u përgjigjur. Nuk i kam thënë shko thuaj që unë ta dhashë mundësinë, që unë kam bërë gjëra për ty. Por nëse do shtrohet pyetja mos gënje. Dy herë ia kam bërë atë vërejtje. Enca mos gënje, thuaj gjërat e drejta siç janë. I mirë, i keq, i bardhë, i zi thuaj më ka ndihmuar. Këtë nuk e bëri dot siç duhet, si edhe probleme të tjera,”– tha Noizy i ftuar në emisionin “NIN”.


Flash Lajme

Më të lexuarat