Klea Huta i rikthehet angazhimeve të saj. Tanimë si nënë, duket se periudha e lejes ka përfunduar për të, duke pasur një rikthim edhe më të vështirë. Aktorja simpatike ka publikuar video nga xhirimet që po bën, e natyrisht që me të është edhe Kridi i vogël.

Mes make-up-it profesional dhe angazhimeve që ka në profesionin e saj, Klea gjen kohë të ushqej me gji edhe vogëlushin e saj. “Bëmë si bëmë një orë dhe Krid po pi prapë dhe e ka zënë gjumi dhe po përpëlitet nga qejfi”, thotë moderatorja në një video. Me gjasa të tilla do të jenë ditët e saj të ardhshme në punë, bashkë me djalin e vogël.




Flash Lajme

Më të lexuarat