Këngëtarja shumë e dashur për publikun Fifi komentohet shumë si për jetën profesionale ashtu edhe për atë private, por të cilën tenton ta mbajë larg vëmendjes së publikut.

Së fundmi, mediat kanë zbuluar edhe të dashurin e saj, i cili quhet Xhulio.

Ndërkohë përmes një Instastory, Fifi tregoi se dëshiron të ketë një fëmijë.

Ajo publikoi një foto të këmbëve të një vogëlusheje, ndërsa shkruan “”Dua kaq shumë të kem një fëmijë”.

Kujtojmë që pas rënies drastike në peshë, Fifi është vënë shpesh në qendër të kritikave.

Megjithëse, këngëtarja ka sqaruar arsyet që çuan në humbjen e peshës, një mesazh që ka marrë së fundmi në llogarinë e saj në rrjetet sociale, e ka bërë atë të reagojë sërish publikisht.

“Fifi unë të kam vlerësuar tepër, ke qenë numër 1 me stilin tënd. Por unë mendoj që ok të humbësh kilogramë, po ti tani të humbasësh shumë je bërë si ato të tjerat, kurse shëndeti yt ka qenë forcë. Për të gjitha ato që ke thënë se estrada nuk i pranon për kilogramët që kanë, tani edhe ti je bërë si ato të tjerat”, thuhet në mesazh.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All