Claudia Schiffer, 50 vjeçe  është e njohur për bukurinë e saj të përsosur dhe fizikun perfekt, ndonëse vitet ikin.



Duket se ish-supermodelja gjermane nuk njeh moshë.

Së fundmi, Claudia ka treguar se e nis ditën me një dush, ndërsa pastaj vë një krem hidratues. Këtë e bën domosdoshmërish me lëvizje masazhuese, në mënyrë që të nxisë qarkullimin e gjakut.

“Konsideroj se masazhi i fytyrës është sekreti i lëkurës së bukur, një ritual i nevojshëm kundër plakjes”, ka shpjeguar Schiffer.

Më pas, vë serum dhe vaj, ndonjëherë vë edhe maskë për detoksikim. Për larje shfrytëzon kripëra për detoksikim, ndërsa me vete gjithmonë mban një balsam për buzë, sepse i thahen shpejt.

Veç kësaj, bukuroshja pi shumë ujë dhe çaje bimore. Për më shumë, Claudia këshillon se për fytyrë të bukur nevojitet edhe shumë gjumë.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All