Reperi Fero dhe modelja e njohur Arbenita janë një ndër dyshet më të komentuar të shoëbiz-it. Mirëpo duket se dyshja i ka dhënë fund marrëdhënies, pasi prej ditësh nuk ndiqen më në rrjetet sociale.

 Madje reperi ka çaktivizuar dhe llogarinë e tij në ‘Instagram’.



Së fundmi, modelja ka hedhur një thumb në rrjetet sociale, ku nënkupton që dikush e ka dashur vetëm për interes. “Disa njerëz do të të “duan” për aq kohë sa mund të të përdorin. Besnikëria e tyre përfundon kur përfundojnë edhe benefitet.”- shkruan ajo.

Nëse kjo nuk ishte për reperin, nuk dimë se me kë tjetër e ka. Na mbetet të presim një tjetër reagim nga reperi apo modelja.


Flash Lajme

Më të lexuarat