Tayna padyshim është një ndër reperet më të sukseshme shqiptare.
Ndërsa po shijon suksesin e këngës më të fundit “Qe Qe”, Tayna është “arratisur” drejt Shteteve të Bashkuara ku dhe po kalon disa ditë pushime.

Së fundmi, autorja e hitit “Bass” ka realizuar një set të ri fotografik, ku shfaqet tepër provokuese.

Ajo ka pozuar brenda një vaske, ku shfaqet e zhveshur duke mbuluar pjesën e sipërme me një kapele.

Prej disa ditësh, reperja po qëndron në Amerikë dhe nuk dihet nëse po përgatit ndonjë projekt të ri.

Kujtojmë që Tayna gjithashtu nënshkroi pak muaj më parë dhe një kontratë me Sony Music.

View this post on Instagram

giving you a bucket hat attack

A post shared by Tayna (@tayna) on

Në një intervistë të fundit televizive, reperja konfirmoi disa bashkëpunime me artistë të huaj, por që për shkak të pandemisë janë shtyrë. “Po kam, vetëm për shkak të pandemisë janë shtyrë. Mezi po pres për t’i nxjerrë dhe me bërë publike gjithçka që po ndodh. Emrat nuk i zbuloj por mbeten me kohën.”, u shpreh reperja.


Flash Lajme

Më të lexuarat