Demi Lovato dhe Max Ehrich i kanë dhënë fund lidhjes dy muaj pas fejesës së tyre. Lajmin e ka bërë të ditur People.

“Ishte një vendim i vështirë, por Demi dhe Max kanë vendosur të ndjekin rrugë të ndara për t’u përqëndruar në karrierat e tyre përkatëse.

Ata kanë respekt dhe dashuri për njëri-tjetrin dhe gjithmonë do ta çmojnë kohën që kanë kaluar së bashku,” –është shprehur burimi.

Ndarja e tyre vjen dy muaj pasi Ehrich i propozoi Lovato-s në Malibu më 22 korrik.

Ata nisën lidhjen e tyre që prej muajit mars dhe e kaluan karantinën bashkë. Pas fejesës, Lovato bëri me dije se ajo i tha “po” personit që e bëri atë të dëshironte “që të ishte versioni më i mirë i vetes”, duke shtuar se e dinte që e donte që në momentin kur e takoi atë për herë të parë.

Lovato shprehej se ndihej në qiellin e shtatë, por nuk dihet ç’ndodhi që çifti shkoi drejt ndarjes.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All