Pas Artit, Bunës dhe Erës, në jetë erdhi Ana, e cila dje ka festuar 1-vjetorin e lindjes.Ermali zgjodhi ta urojë me foton më të ëmbël të bijën. “Urime 1-vjetorin sugarica e babit! Të dua sa krejt botën!”,- ka shkruar këngëtari krahas fotos së Anës.Sigurisht, nuk kishte si të mungonte edhe urimi special i mamit, Arianës, për të voglën e saj.Me një foto nga festa e mrekullueshme që familja ka organizuar, ajo shkruan:



“Kush ma shton dashurinë, kush m’i jep jetës kuptim… Kush ma ngrogh shpirtin që në mëngjes, kush pos diellit tim që më ngroh, që sot u bëre 1 vjeç. Urime shpirti i mamit, Ana! Edhe 100 me ne dhe motra e vëlla”. Familja e madhe e Ermalit dhe Arianës është një ndër të preferuarat e publikut shqiptar dhe të dy postojnë herë pas here në rrjete sociale foto ose video me fëmijët e tyre.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All