Ledri Vula dhe Sara Hoxha, çifti shumë i dashur për publikun së shpejti do të bëhen prindër të një vajze për herë të parë.



Blogerja së fundmi ka treguar se gjatë këtyre muajve ka një uri të paparë dhe këtë nuk ka nguruar ta ndajë me ndjekësit e saj në ‘Instagram’.

 Me anë të një postimi Sara ka zbuluar ushqimin e preferuar të saj dhe të bebushes, dhe janë pikërisht ushqimet “Fast Food”.

Në foton e publikuar në Instastory, Sara shihet teksa shijon një burger me patate, teksa ka shkruar: Bebi e do, jo unë.

Disa kohë më parë, ajo tregoi se ka shqetësime si të gjithë femrat e tjera shtatzënë dhe se kjo periudhë nuk është aq e lehtë për të, sa duket. “Mesi më këputi fare (ndonjëherë mezi eci dhe cohem nga krevati), per analizat mos me fol se stresi dhe qefi me i madh aty qenkan bashke, vape sa te duash… por nuk i kap aparati fotografik keto edhe ska pse. Bejme foto per qef jo per hall. Të uroj shtatezani sa më të lehtë”, shkruante Sara.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All