Prej kohësh, këngëtarja Bebe Rexha është përfolur në media në lidhje me romancën e saj me producentin Keyan Safyari.

Si fillim, Bebe e mbajti sekret lidhjen e saj , por me publikimin e një fotoje në rrjetin social Instagram, ku i uronte ditëlindjen të dashurit, nuk zgjati shumë dhe fansat e zbuluan dhe se për kë bëhej fjalë.

Keyan Safyari është producent, regjisor, fotograf, artist por edhe lojtar hokej.

Dhe me sa duket, Bebe vendosi më në fund , që të ndajë me publikun një foto të plotë të çiftit. Në një postim në InstaStory, Bebe pozon afër Keyan, ku duken të dy të veshur me të bardha dhe të lumtur krah njëri -jetrit.

Me sa duket Bebe ‘u dorëzua’ dhe më në fund vendosi të na prezantojë vetë ajo më portretin e partnerit.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All