Moderatorja e njohur, Luana Vjollca i kushton gjithmonë e më shumë rëndësi pamjes së jashtme.

Ajo për veshjet shpenzon shuma jo të vogla parash, e fustani i kuq me të cilin u paraqit në emisionin e saj kushton më shumë se 5 mijë euro.

Në fakt çmimi i tij është 5.490 euro dhe është i kreatorit të njohur botëror, Alexander McQueen.

Ishte faqja “WhatTheyWearing” në Instagram që e ka publikuar, duke befasuar jo pak publikun.

Ndërkohë Luana përveç me moderim nuk po ndalet edhe duke punuar për këngë të reja. Ajo ka filluar të ketë sukses edhe në muzikë.


Flash Lajme

Më të lexuarat