Ditën e sotme, reperi i mirënjohur Mozzik feston 25 vjetorin e lindjes. Të afërm, kolegë dhe fansat e uruan publikisht reperin, mes të cilëve spikati dhe urimi i vëllait të tij.

Getinjo ka zgjedhur ta urojë vëllanë me disa kujtime nga fëmijëria.

“Gëzuar ditëlindjen për vëllain tim të vogël. Të dua dhe shumë të tjera me shëndet”, ka shkruar Getinjo. Megjithatë, krahas urimeve të shumta, padyshim atë më të veçantin reperi e ka marrë nga vajza e tij, Hana.

Ka qenë reperi që ka ndarë një video në rrjete sociale, ku shihet Hana duke i uruar ditëlindjen artistit. “Shumë urime për babin” dëgjohet duke thënë vogëlushja. Krahas videos, Mozzik ka shkruar dhe disa fjalë në këtë ditë të rëndësishme të jetës së tij.

View this post on Instagram

E pikërisht sot 25 vite Zoti më dha frymën e parë ! Sa falenderues jam për gjitha të mirat që më rrethojnë , familjen e shoqërinë e shëndoshë , e gjithë fansat që më përcjellin në qdo moment. I gëzofshim edhe 100 së bashku të gjithë ! #25 #MOZZIK

A post shared by MOZZIK (@mozzik) on

“Happy birthday to me #25. E pikërisht sot 25 vite Zoti më dha frymën e parë! Sa falenderues jam për gjitha të mirat që më rrethojnë , familjen e shoqërinë e shëndoshë, e gjithë fansat që më përcjellin në qdo moment. I gëzofshim edhe 100 së bashku të gjithë!”, ka shkruar Mozzik.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All