Reperi i njohur Mozzik festoi ditën e djeshme 25 vjetorin e lindjes.



Në ditët e tij të veçantë, Mozzik postoi dy foto në llogarinë e tij në Instagram, teksa zbuloi se ka shkuar në Stuttgart, Gjermani.

Ajo që ka rënë menjëherë në sy është një bluzë që ka veshur reperi, e cila po përflitet të jetë e Loredanës, pasi ajo është shfaqur më herët e veshur me të.

Po ashtu në foton e dytë, dallohet hija e fotografes që ka bërë foton e reperit, një bjonde e cila mendohet të jetë Loredana.

Prej ditësh në rrjet po përflitet se dyshja janë kthyer sërish bashkë, pasi janë kapur mat dhe duke bërë ‘shopping’ .


Flash Lajme

Më të lexuarat