Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, përqeshi stilin apo më mirë të thuhet defektin që Trump ka në flokët e tij.

Dua Lipa njihet për qasjen e saj kundër politikave të presidentit aktual amerikan, madje ajo ka postuar një fotografi në rrjetin social Instagram ku ka ironizuar me flokët e Donald Trump, shkruan Gazeta Sinjali.

“70 mijë dollarë shpenzime për flokë dhe floktari i tij prapë e urren atë”, ka shkruar Dua Lipa sipër një InstaStory, duke përqeshur flokët e Trump-it.

Ndryshe, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe kandidati demokrat për këtë post, Joe Biden, janë përplasur për disa çështje gjatë debatit të parë për zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

Sipas një ankete të organizuar nga televizioni CNN, gjashtë në dhjetë përcjellës të debatit mes dy kandidatëve presidencialë në Shtetet e Bashkuara mendojnë se Joe Biden ka dalë fitues, ndërsa vetëm 28 për qind besojnë se debatin e fitoi presidenti aktual.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All