Këngëtari i njohur italian, Tiziano Ferro, ka bërë një rëfim të pazakontë gjatë filmit dokumentar me titullin “Ferro”. Ai është shprehur se ka qënë alkoolist dhe pinte çdo ditë për të mos menduar, ndërsa shton se nga dhimbja dhe dëshpërimi, ka menduar edhe vetëvrasjen.



Ndër të tjera, Ferro ka dhënë dhe më shumë detaje se si u bë gay.

“Isha thjesht një alkoolist, bulimik, gay, në depresion dhe i famshëm. Madje dhe ky epitet, i famshëm më dukej defekt, madje më i keqi. Nuk kam qenë kurrë i pari i klasës, isha një anonim, aspak i bukur apo me trup atlet, përkundrazi isha i shëndoshë, i ndrojtur, të tjerët më thonin bullafiq, je si femër, pa fat.

Isha gjithmonë në pritje të dikujt që të më dilte në krah, por nuk ndodhte kurrë. Jetoja nën frikë, i zemëruar dhe fyhesha gjithmonë. Më pas, fillova të këndoja dhe për herë të parë pashë që bota ndryshoi. Muzika ishte e vetmja gjë qe kisha. Ishte si një rrugë për t’u shprehur në një botë, e cila nuk më njihte”, ka kujtuar Tiziano.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All