Prej kohësh, Adrola Dushi përflitet për një lidhje dashurie me reperin, Capital T, por asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar këtë gjë. Adrola ishte personazhi i radhës që ju përgjigj disa pyetjeve për After Party-n e emisionit “Shiko kush luan”.

Modelja bukuroshe nuk mundi t’ju shpëtonte pyetjeve në lidhje me jetën private, por me përgjigjet e saj ajo na i bëri mendjen akoma më shumë lëmsh.

Kur ju desh të zgjidhte nëse është single apo në një lidhje, ajo nuk preferoi të përgjigjej, duke bërë sikur po mendohej. Nga ana tjetër kur u pyet nëse do të donte një lidhje të re apo biznes të ri, ajo zgjodhi këtë të fundit. Mos tregon kjo se tashmë Adrola është në një lidhje dhe tanimë e vetmja gjë që i mungon është një biznes?

Por kur u pyet nëse do preferonte një lidhje të fshehtë, apo ta dinë të gjithë, modelja u përgjigj: “Ta dijë gjithë bota, po të jetë e duhura. Ta dinë të gjithë, ta marrin vesh të gjithë”.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All