Dafina Zeqiri është një ndër të paktat këngëtare që ka patur një ndikim të jashtëzakonshëm në skenën muzikore shqiptare. E cilësuar si diva e muzikës shqiptare, Dafina Zeqiri bën diferencën në çdo dalje publike.

Sigurisht, projektet e kësaj vere ishin jashtëzakonisht të suksesshme, por përtej kësaj vëmendjen e ka marrë padyshim unikaliteti i saj.

Pak javë më parë, Dafina surprizoi me pamjen e re, teksa ndau disa foto në rrjete sociale nga seti i ri fotografik. Diva shfaqej me një make up krejt ndryshe, ku në vend të theksimit të vetullave, ajo vendosi t’i “zhdukë” ato, duke sjellë kështu një trend të ri në modë. Më pas ishte projekti “Million $”, që e risolli këngëtaren në një mënyrë më të veçantë se kurrë.

Dafina shfaqej në klip e veshur me konstum tradicionale nusërie, ndërthurur me modernen teksa kërcente nën ritmet e këngës Million $. Gjithashtu, autorja e hitit “Aman” ra në sy dhe për një veshje rrjetë me shkëlqim, teksa qëndronte pranë lavatriçeve që “prodhonin” para.

Së fundmi, Dafina ka publikuar një pjesë nga xhirimet e projektit të fundit që mban titullin “Zili Zili”, ku si çdo herë tjetër është shfaqur mjaft ekstravagante. Look-u që ka zgjedhur Dafina i ka surprizuar jo pak ndjekësit pasi veçantia e radhës është modeli i flokëve me të cilën ka vendosur të prezantohet.

View this post on Instagram

#ZILIZILI next week 🐐

A post shared by DAFINA ZEQIRI (@dafina.zeqiri) on


Flash Lajme

Më të lexuarat