Këngëtari me origjinë shqiptare, Ermal Meta që jeton prej kohësh në Itali ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm në shtetin fqinj. Përsa i përket jetës private Ermali është treguar shumë i rezervuar dhe ka zgjdhur të mos japë shumë informacione publike.

Pas më shumë se 2 vitesh kur i dha fund marrëdhënies 9-vjeçare me Silvia Notargiacomo, këngëtari shqiptar nisi një romancë të re me Chiara Sturdà. Fituesi i “Sanremos” pranoi publikisht lidhjen me Chiara-n gjatë periudhës së izolimit, dhe prej disa kohësh ata janë fejuar.

Së fundmi, Ermali ka shkruar disa fjalë të ëmbla për Chiara-n me rastin e 30-vjetorit të lindjes së saj. “Ke lindur si sot 30 vjet më parë. Atë ditë duhet të ketë qenë ditë me shumë diell”, ka qenë mesazhi i urimit të Ermalit për vajzën që i ka vjedhur zemrën.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All