Emisioni i Luana Vjollcës, ‘Shiko kush Luan’ po vijon normalisht në ekranin e ‘Top Channel’ në sezonin e tij të 4-të.

Mirëpo një prej detajeve që ka marrë vëmendjen është zëvëndësimi pa koment i një prej kapitenëve, Rezartit me Irgen Çelën vetëm pak pas nisjes dhe siglës pompoze të përbashëkt në helikopter.Dosja.al ka zbardhur detajet.

Bëhet e ditur se aktori dhe moderatorja, njëkohësisht autorja e programit kanë pasur një debat të fortë mes tyre pas kuintave. Debat ky që ka bërë që Luana ta largojë aktorin nga programi si dhe ka bërë që emisioni të regjistrohej dhe një herë tjetër, mirëpo ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes.Debati mes tyre është mbajtur shumë sekret pasi as Luana e as Rezarti nuk kanë dhënë asnjë koment në media apo rrjete sociale për këtë largim të befasishëm.

Ndërkaq, burimet e Prive.al kanë precizuar se sherri ka ndodhur në studio, në mes të xhirimeve.

Grindja ka qenë shumë e fortë dhe ka lënë të habitur edhe mysafirët e ftuar, një pjesë e të cilëve janë riftuar një javë pas për xhirimin e një puntate të re.

Ndërkohë Rezarti ka fshirë të gjitha fotot që ka pasur publikuar nga emisioni, duke lënë vetëm atë me Lori Hoxhën (pronaren e tij).


Flash Lajme

Më të lexuarat