Ditën e djeshme, Lori Hoxha festoi 27 vjetorin e lindjes. Ajo mori qindra urime nga të afërmit, miqtë e fansat e saj. Por ai më speciali ishte i Sara Hoxhës, që si motër u kujdes të zgjidhte fjalët më të bukura për të shtrenjtën e saj.

Mirëpo nuk kishte se si ditëlindja e Lorit të mbyllej vetëm me disa urime, sepse ajo kishte organizuar një super festë për t’u kënaqur vetë dhe njerëzit më të afërt.

Ajo zgjedhur që ditëlindjen ta festojë në një ambient të hapur zbukuruar me pasqyra të shumta.

Festa e Lorit është mbështetur vetëm tek koktejlet, që janë emërtuar sipas dëshirës së saj.

Në disa foto të publikuara Lori shihet se ka veshur një crop top transparente të mbuluar me rruaza, ndërsa flokët i ka të kapur bisht.

Por Lori nuk ka preferuar të publikojë më shumë detaje apo dhuratat që ka marrë për ditëlindje.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All