Gazetarja Griselda Katiraj bëri bujë në mediat sociale pak kohë më parë, pasi u shfaq duke raportuar live për “Aldo Morning Show” e veshur me bikini në mes të rrugës, përballë Kryeministrisë.



E ftuar këtë të martë në një emision mëngjesi Griselda tha se është përballur me komente negative, dhe ofendime, por nuk i kanë bërë përshtypje.

“Ishte një ide e propozuar nga Aldo shumë spontanisht dhe unë sigurisht me tipin tim dola, nuk e mendova dy herë. E bëra dhe për show normale, nëse nuk di të ishte për show do të dilja një herë ose dy dhe jo katër herë. Herët e para ishte dhe Covid dhe njerëzit nuk lëviznin dot, unë e përsërita daljen time derisa rashë në sy të njerëzve.

Kanë qenë komente të ndryshme dhe ka patur dhe ofendime. Por nuk është se më bënë përshtypje, dhe nuk u mërzita aspak. Herën e fundit kam qenë me një golf dhe e kam hequr aty dhe pastaj kam thënë: “Unë jetoj me njerëzit por nuk jetoj për ta“, tha ajo.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All