Irina Shayk është padyshim një ndër modelet më të suksesshme me famë botërore. Bukuroshja ruse njihet si një imazh i firmave të njohura, dhe vazhdon të mbetet një ndër më të kërkuarat.

Së fundmi, Irina ka pozuar për “Vogue”, imazh të cilin e ka ndarë dhe me ndjekësit në rrjete sociale.

Shayk ka pozuar topless për kopertinën e revistës, të cilën e ka ndarë disa minuta më parë në profilin e saj në Instagram. E zhveshur komplet, modelja ka pozuar pranë kopshtit të Donatella Versace-s, duke nxjerrë në pah edhe njëherë bukurinë dhe linjat perfekte.

Kujtojmë që modelja ka qenë në fokus të mediave dhe pasi i dha fund lidhjes me Bradley Cooper me të cilin ka edhe një vajzë. Shayk tregon se jeta si nënë beqare është e vështirë, mirëpo ajo po mundohet të bëjë më të mirën e mundshme për veten dhe të bijën.


Flash Lajme

Më të lexuarat