Aktori Necati Sasmaz, i njohur për publikun për rolin e tij si Polat Alemdar në serialin “Lugina e Ujqërve”, është dënuar me 12 vjet burg.

Gjykate turke e ka dënuar atë për përgjimët e ish-gruas së tij në WhatsApp të cilën ai e mori të paautorizuar, në procedurat e divorcit.

Duke qenë i divorcuar për një kohë të gjatë, Necati përdori regjistrimet audio për të provuar se gruaja e tij, Nagehan, e kishte tradhtuar atë.

Por ajo e paditi atë për pirateri dhe postim të gjërave personale. Gjykata vendosi në favor të saj, pasi shkelja e privatësisë dhe pirateria e rrjeteve sociale, si dhe postimi i informacionit privat, është një kr*im i rëndë sipas ligjit turk.

Aktori ka të drejtë të apelojë, por sipas mediave turke, ajo ndoshta do të refuzohet, kështu që ai do të duhet të vuajë 12 vjet burg.


Flash Lajme

Më të lexuarat