Dita e djeshme ka qenë shumë emocionuese për këngëtaren me origjinë shqiptare, Rita Ora. Ajo ka festuar ditëlindjen e motrës së saj Elena, të cilës i ka dedikuar fjalët më të ëmbla.

Mirëpo Rita ka kujtuar edhe ndarjen e gjyshit të saj nga jeta. Dje ka qenë përvjetori i tij i ndarjes nga jeta dhe këngëtarja ka shkruar se ai i mungon shumë.

Gjithashtu, Rita nuk ka nguruar të shkruar edhe disa fjalë në gjuhën shqipe, duke i befasuar të gjithë.

“Gjyshi të dua shumë”, shkruan ajo.

Kujtojmë që më herët, Rita ka treguar në mediat e huaja që pëlqen traditat shqiptare nga byreku deri te vallet popullore.


Flash Lajme

Më të lexuarat