Këngëtarja e mirënjohur e skenës shqiptare, Shyhrete Behluli, ka prezantuar projektin e ri muzikor. “Jam Shqiptar” mban titullin kënga e re e saj, për të cilën ka bashkëpunuar me artistin turk, Sinan Akçil.

Projekti vjen i kompletuar edhe nga ana vizuale, derisa klipi është realizuar në Turqi.

Shyhretja në një intervistë për mediat turke, ka thënë se kjo këngë ka një mesazh për gjithë të rinjtë që nuk e kuptojnë gjuhën shqipe por janë shqiptar e jetojnë në Turqi.

Në lidhje me këtë këngë ajo ka falënderuar Sinanin për bashkëpunimin, pasi sipas saj ai ishte i duhuri për ta përcjellë këtë mesazh.


Flash Lajme

Më të lexuarat