Disa kohë më parë në media qarkulloi lajmi se Princ Leka dhe Princeshë Elia Zaharia do të bëheshin prindër për herë të parë. Fotot e Elias me barkun e rrumbullakosur duke ecur në rrugët e Tiranës, janë publikuar në media, duke konfirmuar kështu zërat e qarkulluar prej disa kohësh mbi shtatzëninë e Elia Zaharisë.



Pritjes së ëmbël i ka ardhur fundit dhe burime për “Ëho” tregojnë se çifti i njohur janë bërë prindër të një vajze. Emri i vogëlushes nuk bëhet i ditur, ndërsa gjendja shëndetësore e saj dhe e Princeshë Elias është mjaft e mirë.

Kujtojmë se në tetor të 2016-ës, Elia Zaharia celebroi dashurinë me princin Leka me një dasmë, që bëri shumë bujë, pasi në Tiranë zbarkuan familje të famshme mbretërore nga e gjithë bota.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All