Aktorja kosovare Teuta Krasniqi foli për marrëdhënien me ish-bashkëshortin, këngëtarin Blero me të cilin ka një vajzë, si dhe bashkëshorten e tij Afrona. Ndonëse të ndarë prej shumë vitesh, ata mbeten prindër model dhe ruajnë kontakte me njëri-tjetrin.

E ftuar në studion e “Rudina” tregoi se që në fillim ata kanë pasur primare mirëqenien e vajzës së tyre.



“Ketë kam dashur në fillim kur ka ndodhur si ngjarje. Më kanë gjykuar, si është e mundur, pse ku ka në botë kështu… Më janë dukur budallallëqe gjykimet, sepse secili prind duhet të mendojë për të mirën e fëmijës, sepse fëmija nuk ka faj. Nuk ka përse të vuajë pasojat e ndarjes.

Jemi treguar që në fillim të pjekur në këtë aspekt, sepse unë vazhdoj të kem prioritet mirëqenien, shëndetin e vajzave para vetes edhe para gjithçkaje. Unë kam një të mirë, që në momentin që ndihem rehat me veten, edhe në momentin që unë vendos për një gjë, edhe gjithë bota me u ngrit, me më thënë që nuk është mirë, nëse unë mendoj që është mirë dhe e vlerësoj, thjesht do të vazhdoj me timen”.

Aktorja tregon më tej se me Afronën, bashkëshorten e Bleros ka një marrëdhënie shumë të mirë. Ajo thekson se si Adonisi, bashkëshorti me të cilën ka një vajzë 4-vjeçare, ashtu edhe Afrona, nuk kanë qenë shkaktarë të ndarjes së tyre.


Flash Lajme

Më të lexuarat