Dafina duket se ka krijuar shoqëri me Melindën.

Ditët e fundit, Dafina dhe Tayna u përfolën për prishje të raporteve mes tyre, shkruan lajmi.net.

Ani pse kishin një bashkëpunim shumë të suksesshëm, dy artistet duket se më nuk po e përkrahin njëra-tjetrën dhe kjo nuk është e vetmja.

Reperja Tayna së fundi ka bërë një ‘freestyle’, i cili aludohet se po i dedikohet Dafinës, e pas tij edhe disa postime ‘thumbuese’.

Madje, dy artistet më nuk e ndjekin njëra-tjetrën në Instagram, duke forcuar dyshimet se ato nuk kanë shoqëri si më parë.

Por, një gjë që të bie në sy në gjithë këtë diskutim është fakti se Dafina po tregohet më e afërt me Melindën.

Ajo ka filluar t’i pëlqejë dhe komentojë fotografitë e rep-artistes, pikërisht në kohën kur po komentohen ‘dissat’ me Taynën.

https://www.instagram.com/p/CGxDbwFj9Gg/


Flash Lajme

Më të lexuarat