Historia e dashurisë mes Gjikos dhe Elitës ka nisur gjatë një interviste që moderatorja i bëri.

Në atë kohë, Elita ishte bjonde dhe në takimin e parë, Gjiko i shprehu një dëshirë: ajo do të bëhej gruaja e tij, vetëm nëse i bënte flokët e zeza.

Ditën e djeshme, Elita ia ka realizuar dëshirën partnerit të saj, duke u kthyer plotësisht në brune.

“Kujt i mungoi Eli e vjetër? Iu riktheva të zezës”, shkroi moderatorja krahas fotos që postoi në Instagram.

Moderatorja u komplimentua shumë për look-un e ri, madje shumica e ndjekësve i kërkuan të mos e ndryshonte më ngjyrën e flokëve.

Gjiko dhe Elita janë prindër të një djali, Zërit, dhe shumë shpejt do të mirëpresin në jetë edhe një vajzë.


Flash Lajme

Më të lexuarat