Këngëtarja e njohur, Afërdita Dreshaj dhe partneri i saj, Jakub Kindl, së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.

Ditën e djeshme, këngëtarja postoi në Instastory foton e parë të ekos së bebushit, ndërkohë në sfond duket Jakub duke buzëqeshur.

Megjithëse është në muajin e pestë, Afërdita duket në formë të shkëlqyer dhe nëse nuk do ta kishte dhënë lajmin se është shtatzënë, askush nuk do ta kishte kuptuar.

Përmes postimeve në Instagram, Afërdita na ka dëshmuar se këtë periudhë po e shijon në maksimum dhe ka vazhuar me të njëjtin aktivitet si më parë.

Ajo ka treguar se çdo ditë ushtrohet në palestër për trupin e saj dhe sigurisht që të gjithë këtë po e bën me miratimin e mjekut.


Flash Lajme

Më të lexuarat