Aktori i njohur Rezart Veleshnja është njëri ndër aktorët më të pëlqyer në Shqipëri.

Kohët e fundit ai është përfolur shumë për shkak largimit të tij në emisionin SHIKO KUSH LUAN të Luana Vjollcës.

U përfol se këta të fundit kishin pasur një mosmarrëveshje dhe Luana kishte larguar atë nga emisioni.

Më vonë vet aktori kishte heçur këto dyshime, duke postuar foto në llogarinë e tij në instagram bashkë me moderatoren e njohur Luana Vjllocën, e me këtë aktori kishte treguar se ata kanë një marrëdhënie të mirë së bashku, më pas ai kishte treguar arsyen e vërtëtë të largimit të tij nga emisioni.

Aktori në njërën nga fotot kishte shtuar se koha ishte ajo që e pengonte aktorin të ishte pjesë e emisionit, pra si duket këta të dy nuk kanë diçka personale.

Vendin e aktorit në emisionin e SHIKO KUSH LUAN, e morri kolegu i tij Irgen Çela.

Pas gjithë këtyre thashethemeve aktori u shfaq prap me disa prova të reja kështu duke na bërë të kuptojmë se aktori mund të jetë përseri pjesë e emisionit.Aktori në llogarinë e tij në instagram kishte publikuar disa video ku në njërën prej tyre ai shihet duke kënduar me këngëtarin e njohur Genën, që si duket këngëtari do të jetë i ftuar në këtë puntatë që do të transmetohet të shtunën.

Ndërkohë në një video tjetër, Rezarti shfaqej i maskuar si artisti, Endri Prifti, ndërkohë që këndonte e i binte kitarës.

Moderatorja ka publikuar në Instagram një video të shkurtër, në të cilën protagoniste është vetë ajo si dhe Irgeni me Rezartin.

Sipas videos ky i fundit është rikthyer sërish në ‘Shiko Kush Luan’ për t’u përballur në një duel me Irgenin, ndërkohë që dy aktorët shihen të maskuar si piratë.

“Cili fitoi??? Të shtunën kuptoni gjithçka në Halloëeen-in më të çmendur që ka njohur historia @shikokushluan”, ka shkruar Luana përkrah videos.

Ndërkaq ende nuk dihet nëse Rezarti është kthyer sërish si kapiten në emision, apo për të sqaruar si është e vërteta, por gjithçka pritet ta mësojmë këtë të shtunë.

https://www.instagram.com/p/CG5mkfen8cn/?utm_source=ig_embed


Flash Lajme

Më të lexuarat