Aktorja shumë e dashur për publikun shqiptar, Almeda Abazi, nuk kursehet apak me ndjekësit kur vjen puna tek momentet e shumta të përditshmërisë së saj.

Pa filtra, ajo ndan në Instagram çdo ngjarje me rëndësi gjatë ditës, gjërat që e gëzojnë apo gjërat që e mërzisin.

Almeda ka treguar se po feston ditëlindjen e të ëmës dhe një darkë e këndshme familjare i ka mbledhur të gjithë bashkë.

Në videon e publikuar shihet momenti i fryrjes së qirinjve në tortën e ditëlindjes, ndërsa aktorja shkruan krahas postimit:

“Gëzuar ditëlindjen mamii”, shoqëruar me një zemër të kuqe.

Almeda po shijon prej vitesh historinë e saj të dashurisë me aktorin turk Tolgahan Sayisman, ndërsa një vit më parë çifti u bekua me një vogëlush që e pagëzuan me emrin Efehan.


Flash Lajme

Më të lexuarat