Këngëtarja e njohur nga Kosova, Era Istrefi, ka përjetuar momente paniku para pak ditësh, teksa një i panjohur e ka përndjekur deri sa ajo ka njoftuar policinë.

Ngjarja ka ndodhur në Kosovë dhe e ka ndjekur këngëtaren deri në lagjen ku ajo banon në ‘Marigona Rezidence’ dhe më pas në fshatin Peroc.

Bëhet fjalë për një 45-vjeçar me inicialet B.Sh, i cili është paraqitur para saj me pretendimin se është polic.

“Ngjarja ka ndodhur më 23.10.2020 në fshatin Peroc të Graçanicës në orën 21:30. Me 28.10.2020 është arrestuar mashkulli kosovar, pasi që ditë më parë ishte prezantuar si person zyrtar para viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në deklaratën e policisë. Nga ana tjetër, këngëtarja Istrefi nuk është prononcuar në publik për ngjarjen.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All