Këngëtarja me famë botërore Bebe Rexha ndihet me fat që ka në krah një person si Keyan Safyari.



“Ai është shumë i ëmbël dhe më mbështet, ai është thjesht i mrekullueshëm.

Ai është në industrinë e argëtimit, por është në anën tjetër të saj, kështu që ai e kupton. Ai është atje në çdo moment për mua.

Por nuk dua që fansat e mi të dinë shumë për këtë gjë, sepse unë jam nga ata persona që nuk dua të njihem për lidhjet e mia, por për artin tim. Por mendoj se kam gjetur vërtetë dikë që është shumë special dhe më bën të lumtur. Kështu që ndihem shumë me fat. Dhe ai është me fat“, tha këngëtarja.

Këngëtarja shtoi se mirëkuptimi dhe komunikimi e kanë bërë lidhjen e tyre të funksionojë.

“Të kuptuarit dhe komunikimi janë shumë, shumë të rëndësishme. Dhe unë jam shumë transparente. Kështu që mendoj se ajo ç’ka është e rëndësishme për një lidhje është transparenca dhe komunikimi. Kjo është diçka e rëndësishme për jetën dhe marrëdhëniet“, shtoi Bebe.


Flash Lajme

Më të lexuarat