Këngëtarja Rita Ora feston sot 30-vjetorin e lindjes. Ajo ka marrë urime të shumta nga personazhe të njohur nga mbarë bota, mes të cilëve është dhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Ka qenë Pacolli ai i cili në urimin e tij të bërë në rrjetin social Facebook i ka kujtuar 30-vjeçAres se ajo është një ambasadore e veçantë e Kosovës, teksa ndihet mirë për miqësinë që ka me familjen e saj.

“Sot është ditëlindja e një artiste shumë të madhe. Rita Ora është një vajzë që ka bërë shumë gjëra pozitive për vendin e saj. Një ambasadore e rëndësishme! Jam me fat që jam mik i familjes Sahatçiu-Ora. Urime 30 vjetorin e lindjes, Rita!”

Urimin e tij, Pacolli e shoqëroi me një fotografi të realizuar bashkë me Ritën gjatë vizitës saj në Kosovë më 17 shkurt 2018, me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.


Flash Lajme

Më të lexuarat