Këngëtarja Rosela Gjylbegu ka folur për humbjen më të madhe që ka patur në jetë, atë të babait të saj.



E ftyar në emisionin ‘Abc e Pasdites’, ajo tha se dhimbja për humbjen e një personi të shtrenjtë nuk kalon kurrë, thjesht mësohet me mungesën.

“Nuk kalon dhimbja, thjesht jeton dhe mësohesh me mungesën. Nuk ka asnjë ditë pa të cilën unë nuk e mendoj tim atë. Shpesh herë them po sikur të ishte babi çfarë do më thoshte.

Vdekjes do t’i thoja më rri lag, më rri shumë larg se e kam përjetuar një dhimbje të madhe kështu që kam nevojë të jetoj dhe ka kohë për atë.”


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All