Futbollisti, Keith Groeneveld u bë i njohur për publikun shqiptar në momentin që aktorja Adriana Matoshi zbuloi lidhjen e saj me të, njofton Insajderi.

Ai ka theksuar disa herë që vlerëson shumë mikpritjen e popullit shqiptar kur së fundmi herë tregoi për vizitën e tij në Valbonë me Matoshin, ku nikoqire patën aktoren Arjola Demiri.

Dje me 28 nëntor, ai publikoi një fotografi teksa mban flamurin kuq e zi me emblemën e UÇK-së dhe tregoi në detaje për vizitën e tij në Decan.

Keith së pari uron festën duke shkruar, “Urime Dita e Pavarësisë, Shqipëri”.

Më pas tregon se kjo fotografi u shkrep ndërsa ai ishte në Deçan ku u takua me shumë burra vendas që dikur i shërbenin vendit të tyre në ushtrinë çlirimtare. Shumë nga ata e ftuan futbollistin në shtëpitë e tyre duke e gostitur me fli e suxhuk.

“Në këtë fotografi po vizitoja Deçanin. Takova shumë burra që luftuan në luftë të cilët më treguan të gjithë historitë e tyre. Më ftuan në shtëpitë e tyre dhe hëngrëm fli të mirë e suxhuk”.

“Shkova në male. Vizitova bare dhe restorante. Madje luajta futboll atje. U lidha shumë me njerëzit që jetojnë aty. Janë të mrekullueshëm”.

Ai thotë se kjo eksperiencë i mësoi shumë për kulturën shqiptare dhe historinë. Futbollisti u shpreh shumë mirënjohës për kohën që kaloi në qytetin e Deçanit duke shkruar në fund, “Faleminderit Zot”.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All