Së fundmi në një intervistë me Ardit Gjebrean që u transmetua gjatë ditës së djeshme në Tv Klan, ajo foli pak për nga temat që nuk prek kurrë publikisht – divorcin.
Në makinë gjatë rrugës për në Gjirokastër, vend ky të cilin këngëtarja po e vizitonte për herë të parë, ndonëse dy gjyshërit e saj vijnë nga ai vend, Gjebrea i kërkon asaj të flasin për divorcin, njofton Insajderi.
Ajo pranon por i kërkon atij të mbajë të limituara pyetjet.
Në fund, ajo theksoi se divorci ndikoi edhe në gjendjen financiare të familjes së saj për faktin se ajo do të vazhdonte jetën si një nënë e vetme, në ndërkohë që mundohej të mbante një standard të lartë jetese.
Ajo shton se shumë gra e gjejnë veten tek ajo, të marrësh një vendim kaq drastik, e si rrjedhojë krahas gjithë punës që bënte, ajo punoi me veten fort edhe nga ana psikologjike.
Tani këngëtarja vazhdon të punojë në sipërmarrjet e saj dhe merret me muzikë, e në ndërkohë po shijon romancën me moderatorin, Romeo Veshaj që është 13 vjet më i ri se ajo.