Tre vjet më parë këngëtarja e njohur shqiptare, Jonida Maliqi u divorcua nga bashkëshorti, me të cilin ka edhe një djakë Dan. Ditën e djeshme në një intervistë për “Tani mund të këndosh” në “E diela shqiptare” ka folur për një temë delikate siç është divorci.



Divorci i këngëtares është një temë, të cilën ajo nuk e prek shpesh nëpër intervista. Jonida është shprehur se ky vendim ishte shumë i vështirë, pasi me ish-bashkëshortin ka kaluar gjysmën e jetës. Është lidhur me të që 17 vjeçe dhe është divorcuar në moshën 34-vjeçare.

“Kam qenë shumë e vogël. Ruaj kujtime shumë të bukura. Gjithçka erdhi ndoshta për shkak të konsumit edhe të disa arsyeve të tjera, të cilat mbeten dhe do doja që të ishin personale. Ka qenë një ndër vendimet më të vështira të jetës sime. Ishte vendimi im fillimisht, pastaj rrugëtuam të dy, sepse për sa kohë dy njerëz nuk komunikojnë më, nuk gjejnë më gjuhën e përbashkët me njëri-tjetrin.

Unë vij nga një familje shumë e shëndetshme dhe gjithmonë jam rritur me frymën që do kisha familjen ideale, perfekte dhe ishte ëndrra ime që ta realizoja atë me sukses dhe divorcin e quaj si një dështim timin”, -është shprehur Jonida, duke shtuar se veç të tjerave ka punuar fort edhe me anën psikologjike.

“Duke jetuar me një standard shumë të mirë jetese, jam munduar që të mbaj të njëjtin standard. Sigurisht ka qenë më e vështirë sepse tani jam një nënë e vetme, jetoj me tim bir, forca për të punuar falë zotit nuk më ka munguar, energjia jo. E vetmja gjë që kam punuar fort për veten time ka qenë ana psikologjike. Është shumë e vështirë të marrësh një iniciativë të tillë, deri diku unë kam qenë si “Liza në botën e çudirave” kur kam përjetuar dashurinë e jetës sime. Ishte një dashuri shumë sublime, ishte ajo dashuri, që ndoshta kur ti arrin një pjekuri, fillon reflekton dhe ndonjëherë vë logjikën mbi ndjenjat e tua.”

Ndërsa sa i përket pranisë së një mashkulli në jetën e saj, Jonida e konfirmoi edhe njëherë lidhjen e shumëpërfolur, por tha se duhet të jetë e kujdesshme, nuk duhet të nxitohet, pasi nuk do të lëndojë askënd sepse nuk është më 17 vjeçe.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All