Modelja Gigi Hadid disa muaj më parë solli në jetë vajzën me Zayn Malik.

Kohëve të fundit ajo është duke shpenzuar kohë me vajzën e saj, ndërsa edhe ndan imazhe nga përditshmëria.

Por, 25-vjeçarja tashmë ka zgjedhur të ndajë edhe disa fotografi që fansat e saj nuk i kanë parë më herët. Janë ato imazhe nga koha e shtatzënisë së saj, ku në to shihet edhe partneri i saj.

Në pothuajse secila prej tyre ajo është parë e veshur me një fustan të thjeshtë, kurse kishte zgjedhur të pozojë pa makijazh. Dyshja e astistëve bëri lidhjen publike në vitin 2015, ndërsa deri në ditët e sotme patën ndarje e ribashkime.

https://www.instagram.com/p/CIPelbpnGjD/


Flash Lajme

Më të lexuarat