Kohëvë të fundit kanë qarkulluar lajme të shumta sa i përtej jetës sentimentale të Filloreta Raçit.

Kjo vjen pasi ajo në rrjetin social Instagram ndiqte vetëm një person, e që ishte futbollisti Xhulio Tabaku.

Në një intervistë në emisionin Nin, Fifi është pyetur për raportin që ka me të dhe se a qëndrojnë aludimet rreth tyre.

Ajo u përgjigj me sportivitet duke thënë se e ka mik shumë të mirë, teksa refuzonte të tregojë nëse ka diçka më shumë mes tyre.

“Ai person që ka mbetur vetëm një ‘follow’ në Instagram është mik i imi shumë i mirë”, është shprehur ajo.

E pyetur nëse ka diçka mes tyre Fifi shtoi: Ndoshta ka, ndoshta edhe nuk ka.

Përndryshe këngëtarja përmendi edhe reagimet negative që mori pasi lajmet për një lidhje të mundshme u plasuan në rrjet.


Flash Lajme

Më të lexuarat