Kiara Tito ka folur edhe njëherë për Butrint Imerin.

Kiara Tito dhe Butrint Imeri gjithmonë janë komentuar lidhur me faktin se ka ekzistuar një lidhje dashurie mes tyre.

Mirëpo vite më parë për lajmi.net, Butrinti pati treguar njëherë e mirë se me Kiarën nuk ka pasur lidhje dhe se e ka pasur shoqe mjaft të mirë.

Por si duket kur janë parë shpesh në shoqëri të njëri-tjetrit kjo temë nisi të diskutohej sërish.

Edhe pse ata kanë treguar se nuk kanë qenë bashkë, Kiara vazhdon të pyetet se përse u nda nga ai, madje pyetje e njëjtë ia bën edhe gjyshja.

Ajo së fundmi ishte e ftuar në “Roped With”, aty ku dha edhe njëherë përgjigjen lidhur me Butrintin.

Kiara u pyet pse është ndarë nga këngëtari, një pyetje që duket se do ta përndjekë gjithë jetën moderatoren.

“Është një pyetje që kanë përshtypjen që do më përndjekë gjithë jetën time. Imagjino, kur më pyet edhe gjyshja “Pse u ndave?”. Kush të tha që u ndamë? Domethënë nuk kemi qenë ndonjëherë bashkë”, u shpreh ajo.


Flash Lajme

Më të lexuarat