Infektohet me Covid-19 gazetarja Fiori Dardha. Lajmin e bën të ditur vetë gazetarja me anë të një postimi në ‘Instagram’, ku shkruan se ndonëse ka ‘jetuar’ me maskë, Covidit nuk i ka shpëtuar dot.



Gazetarja bën me dije se do të vazhdoj të punoj nga shtëpia, ndërsa u bën thirrje qytetarëve që të tregohet sa më shumë kujdes në këtë kohë.

Ndonese kam treguar nje kujdes te jashtezakonshem dhe prej muajit mars, (thuajse) kam jetuar me maske , covidit nuk i shpetova dot!

Duke qene se jam autore dhe prezantuese e nje emisioni te perditshem, do te vazhdoj te punoj nga shtepia per te pergatitur jo vetem “BOOM”, por per te finalizuar sa me shpejt edhe projektin tim #GOCAT ✔️

Falenderoj Erion Korinin qe pranoi te me zevendesonte gjate diteve qe do te me duhet te qendroj e izoluar.

Rozana Radi dhe Erion Korini jane miq shume te mire dhe do te dine ta percojne kimine qe kane me njeri-tjetrin edhe tek publiku.

Kam fatin te punoj me nje staf te mrekullueshem dhe jam e bindur qe mbeshtetja e kolegeve dhe e drejtuesve te TV ORA nuk do te me mungoje edhe keto dite!

Rozi & Erion, ju vaftë mbarë!

Kujdesuni per veten!

Sherim te shpejte per te gjitha ata (qe si une), po perballen me Covid – 19!

Me kujdesin e perkushtim e mjekeve dhe ndihmen e Zotit, do ia dalim!

Forca!


Flash Lajme

Më të lexuarat